Gazetarja bllokon Ahmetin: Po më flisnin si opozitarë, 12 vite në pushtet…?!

Në intervistën e 24vesti, gazetarja ka pyetur në mënyrë direkte liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, se çfarë ka bërë për 12 vite në pushtet dhe nuk ka arritur të implementoj Marrëveshjen e Ohrit. “Po më flisnin sikurse të jeni opozitarë, pse për 12 vite nuk e implementuat Marrëveshjen e Ohrit”, ka qenë pyetje e gazetares, ndërsa Ahmeti tha se ajo me një lehtësi të madhe po i bën pyetjet, por se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do kohë dhe është vështirë për tu zbatuar në tërësi. Kujtojmë, se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është dashur të përfundoj në vitin 2004.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu