Georgievski: VMRO është në konflikt me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kryetari i VMRO-PP, Ljupço Georgievski, në një emision në TV Telma deklaroi se VMRO-DPMNE është futur në konfrontime me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se në qeverisjen e tyre, VMRO-DPMNE e ka mbrojtur Maqedoninë në mënyrë më të kulturuar, ndryshe nga sot.

Ai theksoi se inçizimet nga e “enjtja e përgjakshme” i ka shikuar disa herë, por ka njohur vetëm disa persona. Georgievski tha se të gjithë në njëfarë mënyre kanë ndihmuar në “instalimin” e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Unë e marr fajin tim, megjithatë këtë duhet ta bëjnë edhe tjerët”, tha ai.

Georgievski u shpreh se ndjen keqardhje për atmosferën që VMRO-DPMNE-ja ka krijuar në tre muajt e fundit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu