Gjejnë afro 2,600 monedha të vjetra, çifti britanik zbulojnë thesarin që kap vlerën e 5 milionë funteve

Një çift që njihen si gjuetar të thesareve kanë arritur të gjejnë thesarin më të madh në historinë e Britanisë, që besohet se kapë vlerën e rreth 5 milionë funteve.

Adam Staples dhe partnerja e tij Lisa Grace, kanë gjetur 2,600 monedha që janë mbi njëmijë vite të vjetra, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse thesari i tyre është më i vogël për nga sasia sesa ai i Staffordshire Hoard që konsiderohet si koleksioni më i madh i monedhave të “varrosura” që janë zbuluar në Britani, megjithatë thesari i tyre është për një milion funte më i vlefshëm.

2,571 monedha të argjendta ishin bërë për mbretin Harold II dhe secila prej tyre është në gjendje të mirë dhe secila kapë vlerën nga një mijë deri në 5 mijë funte.

Ekspertët pretendojnë se monedhat i përkisnin ndonjë personi të rëndësishëm dhe të pasur, i cili me qëllim i ka “varrosur” për t’i ruajtur.

Staples dhe Grace i kanë gjetur me detektor të metalit derisa po hulumtonin një zonë të gjelbëruar në afërsi të një ferme në verilindje të Somersetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu