Gjenerali kroat ‘shtang’ serbët pas veprimit që bëri për Xhakën dhe Shaqirin

Serbia u deklasua nga kombëtarja zvicerane në kuadër të kampionatit botëror, ku me golat e dy shqiptarëve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Zvicra shënoi fitore.
Por, festimi i golave nga Xhaka dhe Shaqiri duke bërë Shqiponjën, ka bërë që të FIFA të nisë hetimet ndaj dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zvicerane.
E kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publikë pothuajse në gjithë botën. E i fundit që ka reaguar ka qenë komandant i luftës në Kroaci, gjenerali Ante Gotovina, i cili ka bërë shqiponjën, duke i tmerruar edhe njëherë serbët.
“Komandanti luftës Gjeneral Ante Gotovina me shokun tonë Albert Lasku në përkrahje TË SHQIPONJËS DYKRENARE”, thuhet në foton e postuar në faqen Albania & Croatia-Friendship, përcjellë “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu