Gjermani, vijon “krisja” në koalicionin qeverisës

Rasti i shefit të shërbimeve sekrete që shprehte simpati për ekstremistët e djathtë vazhdon të thellojë ndasitë në koalicionin qeverisës në Gjermani. Aleatët kanë kritikuar kancelaren Merkel se kanë humbur besimin e qytetarëve dhe kanë bërë me dije se do të rishikojnë qëndrimin e tyre.

Dy parti të koalicionit qeverisës në Gjermani po rishqyrtojnë pozicionin e tyre pas skandalit që përfshiu kreun e shërbimeve sekrete, duke bërë që ekzekutivi i drejtuar nga Angela Merkel të vijojë lëkundjen. Hans Georg Masen u akuzua për mbështetje të së djathtës ekstreme pasi hodhi dyshime mbi origjinalitetin e një videoje ku ekstremistët u viheshin pas emigrantëve në qytetin lindor Çemnic. Të martën mes partnerëve të koalicionit u arrit një marrëveshje për shkarkimin e Masen nga posti, por caktimi i tij në një detyrë tjetër më të mirëpaguar ka shkaktuar pakënaqësi. Liderja e social-demokratëve Andrea Nahles ka deklaruar se reagimi negativ i qytetarëve ndaj vendimit të pak ditëve më parë tregon se koalicioni qeverisës ka gabuar.

“Kemi humbur besimin e qytetarëve në vend që ta fitonim atë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të rishikojmë marrëveshjen tonë”, ka shkruar Nahles në një letër dërguar kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm, Horst Zehofer. Rasti i Masen, ish-shef i shërbimeve sekrete të brendshme, ka nxjerrë në pah ndasitë e thella në klasën politike dhe shoqërinë gjermane, ku çdo përkrahje për idetë e së djathtës ekstreme është kritikuar që nga fundi i epokës naziste. Frenimi i këtyre i deve ka qenë më pak i dukshëm në rajonet lindore të vendit, që kanë qenë nën ndikimin e ekstremizmit politik dhe kanë shërbyer si satelit i Bashkimit Sovietik deri në unifikimin e vendit në vitin 1990./abcnews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu