Goditja e Muriqit nuk ishte e fortë, por e shqeu rrjetën, gjyqtari ndërpreu ndeshjen derisa u rregullua

Vedat Muriqi ka arritur të shënojë një gol të bukur kundër Besiktasit në kuadër të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi nga Prizreni e ka shënuar golin e 12-të sezonal, duke u konfirmuar si njëri prej sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.

Ai madje ka arritur të asistojë shtatë herë, duke e ndihmuar skuadrën e tij Rizesport këtë sezon.

Vedat Muriqi, Tartışmasız Türkiyenin en iyi savunma hattı olan (!) takımına attığı mütiş gol🤔🤔🤬🤬🤬#Beşiktaş #HergünBeşiktaş #BeşiktaşınMaçıVar pic.twitter.com/yPjs3yPjU4

Gjatë shënimit të golit ai shumë bukur i iku gracës së pozitës jashtë lojës, duke shënuar me një goditje mjeshtërore.

Topi edhe pse goditja nuk ishte e fortë, doli nga rrjeta, duke bërë që gjyqtari i ndeshjes të kërkojë rregullimin e saj.

Edhe Muriqi u befasua paksa, por goli u pa dukshëm që ishte i rregullt. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu