Gold AG pozon krah kryeministrit Haradinaj: Jemi bisha

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka treguar gjithmonë se ka një simpati të veçantë për familjen Haradinaj. Madje, gjatë vitit 2017 ai ishte nderuar edhe me mirënjohjen “Shkëlzen Haradinaj” nga kjo familje, teksa u ka kushtuar disa këngë të rënëve të Gllogjanit.

Së fundmi, reperi është fotografuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, teksa të njëjtën fotografi e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

“Jemi bisha, jemi njësha”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, teksa bashkë me ta gjendej edhe menaxheri i këngëtarit, Granit Hyseni.

Gold AG përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta, të cilat shpesh janë pritur mirë nga publiku.

Së fundmi, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë këngën “Shqiptar 3”.

Dy këngët e para të kësaj triologjie kanë pasur një bujë të madhe, për arsye se në to reperi u referohet me ofendime she sharje gjendjes aktuale në Kosovë, por cek edhe disa prej figurave politike. /Telegrafi

 

View this post on Instagram

 

Jena bisha jena njisha 🔥

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu