Gostivar, bëhen nëna më të reja se 18-vjeçe

Pos martesës nën moshën 18 vjeçe, një dukuri tjetër paraqitet edhe te shtimi i rasteve të lindjes, kur nënat i takojnë pikërisht kësaj moshe. Këtë fakt e argumentojnë evidencat e Spitalit të Gostivarit, shkruan Koha.

Nadica Veliçkovska, përgjegjëse e sektorit për fëmijë dhe të rritur në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar, vëren që trendi i martesave nën moshën 18 vjeçe në regjionin e Gostivarit po shënon rritje të vazhdueshme. Nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar, njoftojnë se janë regjistruar me dhjetëra martesa mes të miturve, gjë që nuk ka qenë karakteristike në mjediset tona për një kohë më të gjatë. Nadica Veliçkovska, përgjegjëse e sektorit për fëmijë dhe të rritur, bën me dije që numri i martesave të këtilla për këtë vit ka arritur afër 30 dhe në krahasim me vitin e kaluar kur tërë viti u përmbyllëm me dyzet raste, gjatë këtij viti shënohet një rënie, por Gostivari vazhdon të qëndrojë në krye të listës në krahasim me qytetet tjera të Maqedonisë, me numër më të madh kë këtyre llojeve të bashkëshortësisë. “Këto lidhje janë më të rrezikuara nga divorci si pasojë e papjekurisë që e karakterizon çiftin në çdo aspekt, por kjo nuk do të thotë se këto kurora, gjithnjë janë të ekspozuara për ndarje. Nuk ka rregulla të caktuara për kurorë të mirë dhe të lumtur. Ka mundësi që ato të jetë të suksesshme. Por është e vërtetë se janë më të rrezikshme”, shprehet ajo, duke bërë të ditur që papjekuria emocionale, fizike dhe psikike e bëjnë të veten. “Ata megjithatë janë të mitur dhe ndryshe i konceptojnë detyrimet në bashkëshortësi, por kjo nuk do të thotë se të gjitha kurorat mes të miturve janë rrezikuara nga ndarja”, thotë Veliçkovska.

Pjesa më e madhe e kërkesave për të lidhur bashkëshortësi në moshë miturie vijnë kryesisht nga pjesëtarë të nacionalitetit rom. Pos hyrjes në institucionin martesor nën moshën 18 vjeçe, një dukuri tjetër paraqitet edhe tek shtimi i rasteve të lindjes, kur nënat i takojnë moshës nën 18 vjeçe. Këtë fakt e argumentojnë evidencat e Spitalit të Gostivarit. Nga reparti gjinekologjik thonë se ka me dhjetëra raste të këtilla brenda vitit, dhe se pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë të nacionalitetit rom. Gjendja e rëndë ekonomike jo gjithnjë paraqet shkakun kryesor në organizimin e familjes. Në kohën kur pjesa më e madhe e familjeve vendosin të mbeten vetëm me një fëmijë, duke u drojtur nga dyshimi se për më tepër nuk do të kenë mundësi ekonomike për tu siguruar kushte, familjet e nacionalitetit rom shënojnë rritje më të madhe të natalitetit edhe krahas kushteve të rënda me të cilat ballafaqohen. Përfitimet nga projekti qeveritar për shtimin e natalitetit, siç njoftojnë nga Instituti ndërkomunal – Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar, po shfrytëzohen me mjeshtëri nga ana e popullatës rome. Nga atje thonë se ato vendosin për lindje të fëmijës së tretë vetëm për të marrë shtesat që ofron qeveria në vlerë prej 8 mijë e 300 denarë. Pohimet e tyre i mbështesin nga statistikat, të cilat flasin për një numër gjithnjë e në rritje nga ana e familjeve rome të cilat aplikojnë për shfrytëzimin e këtyre mjeteve ndihmëse financiare. Pos kësaj, pjesëtarët e komunitetit rom lidhin kurorë në moshë shumë të re, ndërkohë që edhe lindjet e para i bëjnë duke qenë në moshë të mitur dhe nën 18 vjeçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu