Grubi porosi kundërshtarëve: Fronti evropian po zgjerohet çdo ditë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili është mollë sherri në BDI, nga Gostivari ka dërguar porosi deri te kundërshtarët.

Ai tha se grupi që e përkrahin atë dhe që udhëhiqet nga lideri i partisë, Ali Ahmeti, fronti evropian është duke u zgjeruar çdo ditë.

Porosi të fuqishme në përkrahje të punës së Qeverisë proeuropiane të vendit vazhdon të përcjellë Gostivari tashmë katër ditë me radhë. Fronti europian po përforcohet dhe zgjerohet çdo ditë e më shumë. Bashkë me gjithë potencialin le të realizojmë reformat, le të promovojmë vlerat tona të mirëfillta dhe të luftojmë krimin dhe korrupsionin. Bashkë për në Europë!”, shkroi Grubi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu