“Grupi i zjarrit” bojkotoi takimin e fundvitit të BDI-së (VIDEO)

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti nuk kanë marrë pjesë sot në takimin e fundvitit të organizuar nga BDI-ja, në një hotel të kryeqytetit, shkruan gazeta LAJM.

Përveç tyre në këtë event nuk ka marrë pjesë as Musa Xhaferi, që është pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, pjesëtarët e të cilit kanë shprehur hapur pakënaqësinë nga puna e ministrave të BDI-së dhe kanë kërkuar ndërrimin e tyre.

Por, kjo kërkesë deri tani nuk është marrë parasysh nga kryetari i partisë Ali Ahmeti.

Ndërkohë, në takimin e sotëm ku fjalim mbajti vetëm kryetari Ahmeti, ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministrat, deputetët dhe funksionarë tjerë të lartë të kësaj partie. Ahmeti gjatë fjalës së tij tha se, BDI-ja ka qenë e pamposhtur në 20 vitet e kaluara dhe ka porositur se të gjitha grupimet kundër saj vetëm e kanë forcuar këtë parti./Gazeta LAJM

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu