Habit Kristi: Veshja e vajzave në Big Brother një ‘glam’ i shëmtuar, s’më ka pëlqyer

Nuk ka munguar as komenti i Kristit për veshjet e vajzave brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Nuk ka munguar as komenti i Kristit për veshjet e vajzave brenda shtëpisë së “Big Brother”. I ftuar në “Wake Up”, ai shprehet se këtë vit, “Big Brother”, kishte shumë luks dhe elegancë. Do dëshironte që të kishte më shumë situata që t’i vinin në sprova. Ajo që nuk i ka pëlqyer më shumë ka qenë veshja e vajzave sepse ishte një ndryshim ekstrem mes veshjeve të përditshme dhe veshjeve luksoze dhe ekstravagante nëpër prime.

Kristi: Ishim ‘glamur’ këtë vit. Këtë vit ishte me xixa, me pupla, prime të mbushura me ‘glamur’. Glam kudo majtas, djathtas.

Blendi Salaj: Kush ishte më shumë ‘glam’ nga njerëzit aty brenda.

Kristi: Në fakt ‘glam’ të vërtetë nuk kishte, të gjithë ‘pseudo-glam’. Më shumë ‘glam’ ishin femrat, gocat donin të vishin bukur, të tregoheshin domethënë. Po ky ekstremi nuk më pëlqeu, domethënë nga veshja e përditshme, tek një ‘glam’ shumë i shëmtuar. Më dukej pak pa vend.

Përsa i përket vërtetësisë së banorëve, Kristi shprehet se shumë prej tyre shisnin moral para kamerave dhe kjo i bëri të fitonte shumë pikë. Ndërsa ai vetë ka patur shumë pak komunikim me publikun. Sipas tij, të tjerët ishin shumë aktivë tek kamerat për të përcjellë një mesazh dhe kanë qenë shumë të fokusuar tek publiku dhe jo vetvetja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu