Habit Zaev: Në raundin e dytë do të fitojmë me 100 mijë vota dallim

Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna në Karposh ka thënë se e kanë marrë mesazhin nga rrethi i parë.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime.

“Po flas hapur, nuk kërcënoj askënd, e kemi pranuar mesazhin në rrethinë e parë. Këtë e them qartë përkrahësve tanë që vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë të pakënaqur nga ne, nga disa funksionarë tanë, në nivel lokal ose qendror- do të ketë pastrim. Dhe kjo është porosia ime” ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Ai ka thënë se mesazhi është dërguar por ka lutur që të mos dënohet shteti për disa mangësi të tyre.

“Dobësi ka por po punojmë dhe do të punojmë t’i përmirësojmë. Kuptova, shumë përkrahës tanë e dërguar mesazhin- Ej, alo, ndrysho diçka nuk shkon kështu”, shtoi më tej Zaev, përcjell SHENJA.

Zaev më tutje paralajmëroi ndryshime por edhe premtoi se në rrethinë e dytë do të fitojnë më tepër vota.

“Nuk duhet të lejojmë të kthehet gruevizmi. Jemi të shqetësuar, por kjo na vendos në pozicion të punojmë ashtu siç duhet. Më dëgjoni, jam njeriu më i informuar, nëse ju nuk e dini, Zaevi e di: do t’i fitojmë 100 mijë vota dallim në rretihnë e dytë dhe për këtë shkak ktheni buzëqeshjet. Tani meritojmë të fitojmë, ndërsa do të vije koha edhe kur do të humbim dhe për këtë do të jemi të gatshëm”, shtoi më tej Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu