Hahn tregon nëse Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në vitin 2025

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn është pyetur së fundi për mundësinë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, deri në vitin 2025.

Me këtë rast Hahn është përgjigjur se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet anëtar i ri nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.

“Për Serbinë, kjo do të thotë që duhet të plotësojë zbatimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën. Por, më lejoni të vetëdeklarojë një gjë më shumë. Duket se shumë njerëz, duke përfshirë politikanë, kanë përshtypjen se një zgjidhje në lidhje me Kosovën është parakushti i vetëm, por ky nuk është. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbeten thelbi i procesit të zgjerimit”, ka thënë Hahn.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu