Hajredini: Ai që dje ndihmoi Gruevskin, sot na thotë se “s’ka kthim mbrapa nga NATO”

Ish ministri Xhevdet Hajredini ka shprehur habinë e tij me ish drejtuesit shqiptar që përkrahnin Nikolla Gruevskin në largim nga NATO dhe BE-ja se si sot gëzohen për ndryshimet kushtetuese, transmeton Almakos.

“Ai i cili plotë tetë vite me radhë e dëgjoi dhe e ndihmoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, që Maqedoninë ta largojë nga perëndimi e t’ia afrojë Rusisë,pastaj ta robërojë shtetin, t’i partizojë të gjithë institucionet shtetrore, të mos zbatohet regjistrimi i popullsisë, të lulzojë krimi dhe korrupsioni si gati askund në Evropë, nga buxheti i shtetit në kundërshtim me çfardo ligji, me paratë e popullit, të paguhen mijëra votues për partinë e vet, me anë të UDB-s të përgjohen dhjetëra mijë qytetarë (kush nuk beson, le ta lexojë Raportin e Pribes), pret që sot t’i besojë dikush, kur thotë se “rruga jonë drejt NATO dhe BE-së, qenka njëdrejtimshe dhe se kthim prapa s’paska”, shkruan ndërmjet tjerash Hajredini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu