Hakmarrje? Butrint Imeri i dërgon Jorit ftesën speciale në BBV, reagimi i Kiarës dhe Luizit

“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre. Edhe sot ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, por më pikanti vjen nga Kosova, nga Butrint Imeri për Jorin.

“Një bukuroshe si ti… Mirë se të vish në Kosovë. B….. Imeri Ks”, ka qenë mesazhi që është shfaqur në ekran dhe Olta Gixhari nuk ka humbur momentin të bërtas me të madhe emrin “Butrint Imeri”.

Për disa sekonda në shtëpië ka rënë heshtja duke vënë në siklet Kiarën dhe Luizin, gjë që lexohet edhe në fytyrat e tyre.

Kujtojmë se Butrinti është bërë dashje padashje pjesë e BBV për shkak të historisë së dashurisë me Kiarën. Por kur u duk se u harrua, ka qenë Jori ajo që e ka risjellë në vëmendjen e publikur dhe të Luizit, Butrintin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu