Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj e kak undërshtuar operacionin e AKI-së që sipas mediave ishte edhe me urdhër të Hashim Thaçit për deportimin e 5 mësuesëve turq të kolegjit Mehmet Akif që akuzohen nga Erdogani si kundërshtarë politikë të tij.
“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.
Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.” ka shkruar Haradinaj./albeu.com/










