Haradinaj nderon Rugovën te varri me rastin e ditëlindjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrit i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj tha se sot po nderojnë tek varri i Presidentit Rugova në ditëlindjen e tij.

“Jeta dhe vepra e tij ka qenë një lajm i mirë për Kosovën dhe sot në ditëlindjen e tij i themi faleminderit”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vizituar edhe familjen e ish-Presidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu