Haradinaj porosi Serbisë: Nuk lejojmë të tallësh me ne, sillu mirë! (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet me qenë dikush për me ju prish agjendat Serbisë me të cilat po tallen ende kundër Kosovës.

“Duhet me i kallxu BE-së, por ne veçanti Amerikës, se nuk jemi ma popull me u tallë askush me neve”, tha Haradinaj, duke shtuar se më këtë çështje nuk kemi me leju.

“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë, dhe unë i jam mirënjohës Berlinit i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur asht në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE po shihet se nuk po mundet me i bind palët dhe me marrë vendime të prera, por këtu duhet me hy Amerika dhe me ia kallxu vendin Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, shqiptarët nuk dalin jashtë vetvetes dhe nëse do Serbia të jetë komshi i mirë me neve, atëherë duhet me u sillë mirë.

“Nëse Evropa dhe Amerika nuk e kryejnë këtë pune, atëherë neve nuk na mbetet tjetër veç me ba reciprocitetin, derisa ata e mbajnë Kosovën në Kushtetutën e tyre, edhe na fjala vjen detyrohemi me fute 1/3 e territore të tyre në pjesën tonë”, ka thënë ai.

“Ma s’ka me na shkelë kojshia i keq”, ka shtuar Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Rrokum Rroll në Televizionin Rrokum. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu