Haradinaj thotë se është ‘katunar’ dhe flet me gjuhën e ‘katunarëve’

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetit të LDK’së, Driton Selmani lidhur me deklaratat për ndarjen e Kosovës. Selmani ia ka përmendur një intervistë të Haradinajt në një medium kosovar.

“Edhe mu më është përmend ndarja. Qëndrimet e mia janë të qarta, është rikthim në tragjedi, këtë qëndrim nuk e kam ndryshu dhe besoj se është përshkrimi më real i gjendjes.

Kur komunikoj në intervista nuk e kam hallin tuaj, të deputetëve as të intelektualëve se ju nuk po keni vështirësi me mrri të informatat.

Unë vi prej katunit dhe flas me m’kuptu edhe ata në katun. Në bisedimet me Serbinë janë çështje të ndishme, kanë me u hapë shumë

teori konspirative, ballona kanë me u lëshu.

Kosova është mirë me ditë se çka don e çka jo”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Haradinaj më pas ka thënë se dokumenti, apo platforma e bisedimeve me Serbinë, nuk është ‘dokument i Haradinajt’ ashtu siç po thuhet, por është dokument i Qeverisë.

“Kemi konsulta të rregullta me presidentin Thaçin dhe jam interesuar me kuptu përmbajtjen, nuk kam unë dijeni se ka pas biseda për ndarje, në fakt më është përmendur ndarja edhe mu edhe të tjerëve, më është përmend edhe mu, po ma shumë si ide që vjen nga Serbia”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndaj kësaj, ka reaguar, sërish deputeti Driton Selmani.

“Në fakt kryeministër, pyetja jem është shume e qartë, mos po hjekni dorë prej një mandate kushtetues që e keni.Ju për këtë temë po thuni nuk di sen, e po thuni le të mirret me Presidentin, po thoni ka ardhë një dokument që nuk është i imi po i qeverisë, ti je i pari i Qeverisë. Qysh të binë deputetët ty dokumente që nuk e di as çka pot ë binë”, ka thënë ai./Periskopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu