Haradinaj tregon pse Edi Rama po e mbron Albin Kurtin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Edi Rama po e mbron kryeministrin, Albin Kurti, pasi po tenton që të marrë vendime në Kosovë. Sipas Haradinajt, Edi Rama është i inatosur me kreun e AAK-së pasi “ s’ka mundur me e nda Kosovën”.

Haradinaj ka thënë se Rama “nuk po mund të rehatohet me faktin që nuk po mundet të marrë vendime për Kosovën” .

“Shikoni është shumë domethënëse që Edi Rama po hynë me e mbrojtë Albin Kurtin nga kush, nga një kolegë i Albinit, në fund të fundit një kryetar i partisë. Pse duhet kryeministri i Shqipërisë me i dhënë vetit edhe këtë detyrë? Çka e shtynë atë me ia dhënë vetit këtë detyrë? Ta zëmë ndërhyrja në një zhvillim të brendshëm të Kosovës, sipas bindjes time ai nuk po mund të rehatohet me faktin që nuk po mundet të marrë vendime për Kosovën dhe përvojën e keqe e ka prej kur s’ka mundur me e nda Kosovën. Indinjatën e ka sidomos me mua posaçërisht kur ishte aktiv për ndarje në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, në Debat Plus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu