Harry e Meghan u mbyllin gojën mediave

Edhe pse hoqën dorë nga titujt e tyre, Meghan Markle dhe Harry tanimë po kërkojnë më shumë privatësi se kurrë.

Çifti ka kërkuar që të shkëpusë çdo kontakt me mediat britanike, kryesisht me ato që po përhapin lajme të rreme në lidhje me këta të dy.

Ata kanë specifikuar se me “The Sun”, “Daily Mail”, “Daily Express” dhe “Daily Mirror”, nuk do të kenë asnjë kontakt, pasi këto media kanë përfituar në kurriz të tyre.

Për këtë arsye çifti u ka dërguar këtyre redaksive nga një letër ku u bën gjërat të qarta. Letra ndër tjera thotë se çifti do të vazhdojë të punojë me media të tjera dhe gazetarë të rinj që do të shkruajnë vetëm lajme që mund t’ju interesojnë njerëzve.

Kujtojmë se më herët Meghan Markle paditi median britanike ‘Mail On Sunday’, një gjyq që ende vijon.

Akuzat erdhën pasi Mail publikoi një letër të Meghan Markle drejtuar babait të saj Thomas Markle, të dërguar menjëherë pasi ish-aktorja u martua me Princ Harry në vitin 2018. Ajo në këtë letër, sipas Mail on Sunday, i shkruante babait që të ndërpriste çdo kontakt me të dhe të largohej nga jeta e saj.

Ndërkohë ish-Duka edhe më herët ka deklaruar se arsyeja kryesore e largimit nga Mbretëria përpos privatësisë ka qenë edhe fakti se nëna e tij princeshë Diana humbi jetën në këtë mënyrë për shkak se mediat publikonin lajme të rreme në lidhje me të.

Që prej vitit 2018 Meghan Markle dhe Harry ishin në faqet e para të mediave rozë për shkak se aktorja solli ndryshime në Pallatin Mbretëror dhe nuk arriti t’i përshtatej rregullave të Mbretëreshës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu