Hasanbegu në gjendje të mjerueshme: Shtëpi të rrënuara, fëmijë, gra dhe pleqë nëpër rrugë (VIDEO)

Pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së sotshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz.
Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terez”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë, kurse ende po vazhdon evakuimi i personave që kanë mbetur të bllokuar nga uji në shtëpitë e tyre. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi, por dal ngadalë po bie niveli i ujit edhe në këtë kanal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu