Banorët e Hasanbegut festën e Kurban Bajramin e kanë pritur në oborret e tyre me shtëpi të shkartuar. Vërshimet vdekjeprurëse të para një muaji, por edhe tërmeti i ditës së djeshme kanë tmerruar edhe më shumë këtë banorë e kësaj zone.
“Po frikësohemi e shikoni si është bërë në konvikt mbrëmë kemi flet jashtë nga tërmeti frikë kemi shumë, me mund me rregulluar nuk mundemi , unë jam e vetëm burë nuk kamë djalë nuk kamë , erdhën dhe shkuan andej, nuk e kanë stërpikë ikën e panë po ishte lloçi I madhe dhe nuk hyrën Brenda, edhe ata 30 mijë denar çka e patën me na dhanë nuk na kanë dhënë akoma. Për Bajram keni qen kemi flet jashtë kemi ardhur këtu dhe po rimë ”, tha Xharije Rushti, banore e Hasanbegut.
Mamure Aliu uron që festën e ardhshme të Bajramit të gjithë banorët e zonave të goditura ta presin me shtëpi dhe në kushte normale për jetë.
“Si na është prishur kjo shtëpia jemi duke ndejtur ku mundeni tek njerëzit , na jemi pa kulm rimë në shtëpi të huaja, shtëpia ka ra e gjitha kjo nuk mund për vendbanim jemi me një pension djali pa punë. Sot bajram këtë mos prit askush edhe tërmetin edhe vërshimet edhe tesha nuk kemi , shteti vetëm 500 euro na ka dhënë , por asgjë ska dhen. Fëmijët me trauma i kemi edhe në gju frikësohen thotë shtëpi do të shembet”, u shpreh Mamure Aliu, banore e Hasanbegut.
Të presësh festën e Bajramit në oborr me fëmijë të traumatizuar dhe pa asnjë rrugëzgjidhje është shumë e vështirë, thotë Latif Mahmuti i cili ngre supet në shtëpinë e shkatërruar pa pasur asnjë zgjidhje për më të afërmit e tij, shkruan alsat.
“Shtëpia nuk kam mundësi me rregullu me çka shtëpi na ka dhënë për të hëngër dhe pirë dhe ata privat çka na kanë dhënë. Për bajram po rimë në oborr me festu si mundemi, me hy skam ku të hyjë, edhe tërmetin në oborr e kemi por edhe fëmijët me trauma i kemi më kanë ndejtur tri orë në ujë dhe tërmeti kanë ngelur të gjithë më trauma, janë bërë një muaj s’ka asgjë se dija a do na vlerësojnë shtëpitë si duhet”, tha Latif Mahmuti- banor i Hasanbegu.
Hasanbegu, por edhe fshatrat e tjera të zonave të përmbytura vazhdojnë të mbetet në mjerim. Autoritete lokale dhe pushteti qëndror deklarojnë se jeta tyre është duke iu kthyer në normalitetit, por pamjet e regjistruar flasin të kundërtën.