Hashim Thaçi pret nesër në takim kryeministrin Kurti, i’a jep tri opsione paradite

Presidenti Thaçi pret nesër në takim kryeministrin Kurti, ia jep tri opsione paradite Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të presë në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Burime të Gazetës Blic kanë treguar se tashmë është konfirmuar se takimi do të mbahet.

“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”, ka thënë burimi i GazetësBlic. Sipas një fotoje të siguruar, që duket sikur agjendë, aty shihen tri propozime të Zyrës së Presidentit për Kurtin, i cili ka mbetur të zgjedhë ndërmjet orës 10:00, 11:00 ose 12:00. Ndërkohë as Zyra e Presidentit e as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse do të ketë takim me Thaçit dhe Kurtit nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu