Hazard: Man City është një ekip fantastik, por ja kush i mungon në skuadër

Eden Hazard beson se Manchester City është një ekip fantastik, por i mungon një “Eden Hazard” në formacion.

Sulmuesi anësor i Chelsea-t ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës dhe akoma nuk ka vendosur për rinovimin teksa thashethemet për një largim të tijin vazhdojnë.

“Gjithçka te City rrotullohet drejt lojës së ekipit,” shprehet Hazard për Play Sport. “Ata lëvizin shumë në fushë dhe kjo mund të shihet qartë.

“Ata krijojnë hapësira, fusin shumë krose në zonë dhe mendoj se kështu kanë më tepër mundësi.

“Lojtarët e City-t gjithashtu krijojnë shumë raste shënimi dhe si pasojë shënojnë më tepër se të tjerët. Por është e vërtetë se nuk kanë një Eden Hazard në skuadër. Ky është ndryshimi.”

Hazard do të ketë mundësinë të ndeshet me ekipin e Pep Guardiola-s pasditen e së shtunës në Stamford Bridge.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu