Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka folur për prioritetet që ka ai si kryetar i Gjilanit.
Prioritet numër një, sipas Lutfi Hazirit në këtë muaj, është miratimi i Statutit, sipas të cilit do të riogranizohet Bordi i Drejtorëve konform vlerësimeve të të gjitha partive politike, për ta ndërtuar një qeverisje të gjerë në interes të të gjithë qytetarëve.
Haziri sot ka thënë se e ka pranuar 6 fotografi të zyrtarëve që rrinë në restorante gjatë orarit të punës. Për dërguesit e fotografive, Haziri pati premtuar nga 100 euro shpërblim.
“Pas zotimit nga ana ime për shpërblim prej 100 euro për qytetarët që fotografojnë zyrtarët që në orar të punës rrinë në restorante e kafiteri, ne kemi pranuar 6 raste të cilat janë duke u vlerësuar nga organet e policisë. Deri tash ka vetëm një vërejtje me shkrim. Nuk ka tolerancë për ata që nuk e respektojnë orarin e punës”, ka thënë Haziri,










