Kryeshefat e rinj në MPB: Nevojë e rregullt ose politike?

Vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së takimit të liderëve ku duhet vlerësuar nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, në ministrinë e punëve të brendshme përmes një shpallje interne do të emërohen kryeshefa të rinj, transmeton TetovaSot.
Shpallja është bërë publike me 5 gusht dhe në të mund të konkurrojnë të punësuarit nga të gjitha njësitë organizative në MPB, nga Byroja për siguri publike, Forcat qendrore policore, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim si dhe nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme.
Pas publikimit në medie të këtij informacioni, nga MPB-ja për momentin nuk ka përgjigje për motivet e këtij ndryshimi kadrovik, në një moment të ndjeshëm politik. Zëdhënësit në këtë ministri thuan se pyetjet e gazetarëve janë çuar në Shërbimin juridik, dhe menjëherë pasi që të marrin përgjigje prej atje do t`i nisin në medie.
Por, sipas burimeve nga ministria, punët rreth shpalljes interne ma shumë kanë të bëjnë me çështje politike sesa karakter juridik. Në këtë shpallje interne, e sidomos në kohën kur është bërë kjo shpallje, ata njohin tentimin e ministrisë që të rrethohet me vendime të forta. Nën këtë nënkuptojnë persona me shkallë të lartë të besimit te ministri dhe bashkëpunëtorët më të afërt, lojalitet i dëshmuar ndaj partisë në pushtet dhe bindje në ekzekutimin e urdhrave.

AddThis Sharing Buttons

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu