Humbi 150 mijë ndjekës prej tij, Kejvina bën veprimin e papritur për Luizin

Modelja dhe blogerja shqiptare Kejvina Kthella, që sivjet ishte banore në ‘Big Brother VIP Albania’, ka bërë një veprim interesant pasi Kiara i hapi një profil të ri në Instagram këngëtarit.

Ajo ka shpërndarë profilin në faqen e saj, duke ju bërë thirrje ndjekësve që ta mbështesin Luizin.

“Follow mistresit dhe unfollow mua”, shkruan me humor Kejvina në story.

Kejvina pati debate shumë të ashpra gjatë kohës sa ishte në ‘Big Brother’ me këngëtarin shkodran.

Debate që më vonë ajo i shndërroi në personale dhe goditi atë me “shuplakë”.

Kjo sjellje rezultoi me përjashtimin e modeles nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’.

Pas daljes nga shtëpia Kejvina, pa se kishte humbur më shumë së 150 mijë ndjekës nga Instagrami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu