I biri i deputetit grushton kamarierin në një restorant të Shkupit

gjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant të Shkupit, ku djali i një deputeti ka rrahur një të punësuar. Portali Netpres shkruan se bëhet fjalë për djalin e një deputeti të koalicionit qeverisës, i cili ka rrahur një kamarier në restorantin “Dion” në Qendrën Tregtare “GTC”, shkruan Netpress.

Sipas informacioneve paraprake, sulmuesi arriti në restorant me një grup miqsh dhe pas disa kërcënimeve për një borxh të të punësuarit ndaj tij, djali i deputetit filloi edhe ta godas, por pasoi reagimi të punësuarëve të tjerë që i ndanë, por sherri vazhdoi.

MPB është duke kryer hetimet dhe ende nuk ka informacione për arsyet e kësaj rrahjeje dhe për pjesëmarrësit që u përfshinë në të. Nga MPB thonë se më vonë do të dalin me detajet nga ngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu