I dërgoi mesazh Jorit në Big Brother VIP? Reagon Butrint Imeri

“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre. E teksa po lexoheshin mesazhet nga fansat, një mesazh për Jorin i ka habitur të gjithë.

“Një bukuroshe si ti… Mirë se të vish në Kosovë. B….. Imeri Ks”, ka qenë mesazhi që është shfaqur në ekran.

Menjëherë u aludua se ky mesazh ishte nga Butrint Imeri.

Në lidhje me këtë duket ka reguar indirekt këngëtari.

Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në status.

Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu