I keni xhamat e zeza? Ja njoftimi se cilat lejohen dhe cilat jo

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor shqiptar që drejtohet nga Blendi Gonxhe ka ndërmarrë disa reforma dhe iniciativa që lehtesojne procedurat e drejtuesve të automjeteve.

Krahas investimeve ne infrastrukturen fizike dhe ate Online, kjo drejtori vazhdon me politikat pozitive.

Një ndër to është dhe kjo e xhamave të pasëm të autoveturave. Siç shihet në njoftimin tani mund të errësohen deri 75% si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht me materiale të çertifikuara të tregut! Errësimi ul rrezikun nga rrezet UV/IR, ul konsumin e ndotjen!.

“Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim! 😎”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë nga ana tjetër Policia Rrugore ka nisur një aksion, kundër drejtuesve të mjeteve që kanë makinë me xhama të zinj. Polcia ka bërë me dije se janë vendosur dhe gjoba për disa drejtues mjetesh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu