I kërcënon policët se do t`i vrasë, pastaj tenton t`i shkel me veturë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovë ka ngritur një padi penale kundër S.P.(30) nga Berova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve” dhe “ pengimit të personit zyrtar në kryerjen e punëve”, si dhe kundër T.P. (25) nga fshati Smojmirovo-Berovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e punëve zyrtare”, transmeton.

Me 30.04.2018 rreth orës 01.30 në Berovë në sheshin e qytetit, i padituri, e ka prishur rendin publik me muzikë të zëshme dhe pastaj e ka kërcënuar me jetë zyrtarin policor, i cili ka ndërmarr aktivitete zyrtare, pas së cilës polici ka thirrur veturën intervenuese.

Gjatë tentimit për arrestimin e të paditurit, i njëjti me ndihmën e shokut të tij T.P. ka arritur që të largohet nga zyrtarët policor dhe me veturën e tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Pastaj rreth orës 04.20, gjatë ndërmarrjes së masave, nga ana e zyrtarëve policor për ndalimin e veturës së të paditurit, i njëjti me shpejtësi të madhe ka tentuar që t`i shkel zyrtarët policor ku dy herë është paraqitur në stacionin policor në Berovë duke iu kërcënuar me jetë zyrtarëve policor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu