I ofrohen 20 mijë euro për një projekt me “rivalet”, Kiara bie pre e “Kurthit”

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rënë pre e telefonatës “kurth”. Ajo ka marrë ditën e sotme një telefonatë ku i kërkohet të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe me Olta Gixharin.

Moderatorja përgjigjet prerë me “Jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh, ku ndryshon mendim duke thënë se do e diskutojë me menaxherin.

E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre.

Më pas Kiarës i zbulohet se e gjitha ishte një lojë. Moderatorja e priti me shumë sportivitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu