I quajti emigrantët shqiptarë kriminelë, Dua Lipa i përgjigjet sekretares britanike

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka kritikuar deklaratat e Sekretares së Brendshme britanike , Suella Braverman, e cila i cilësoi emigrantët shqiptarë si kriminelë që kanë pushtuar ishullin.

Gjatë një intervistë për “Sunday Times”, këngëgarja tha se deklaratata e bëra nga sekretarja britanike e kanë lënduar dhe bëri thirrje për më shumë empati.

Ajo shtoi se deklarata të tilla nga zyrtarët e lartë britanikë tregojnë mendje-vogëlsi.

“Sigurisht që dhembin të gjitha fjalët e hedhura rreth emigrantëve. Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë karakterizuese e qytetit. Është mendje-vogëlsi, por fatkeqësisht është edhe mënyra se si mendojnë shumë njerëz.

Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se emigrantët po vinë e po marrin vendet e punës.

Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk është nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”.- është shprehur Dua Lipa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu