Ibrahimovic ka më shumë se 20 vite karrierë pas vetes, ndërsa periudha më e vështirë në jetë lidhet me djalin e tij

Ditë më parë, Zlatan Ibrahimovic ka zyrtarizuar fundin e karrierës së tij të suksesshme. Edhe pse pas vetes ka më shumë se njëzet vite karrierë futbollistike, periudha më e vështirë në jetën e tij lidhet me familjen dhe djalin e tij.

Gjegjësisht, bëhet fjalë për gjendjen shëndetësore të djalit të Maximilian dhe problemet e tij me lukthin pas lindjes.

Në librin “Unë jam Zlatani” (“I Am Zlatan”), futbollisti legjendat ka kujtuar një moment kur fama nuk i ka ardhur në ndihmë.

Gjithçka ishte e re me Maxin, e vumë re se po villte shumë. Veç kësaj, nuk po shtonte peshë, por humbte. Nuk e dinim pse, a ishte normale? Ai villte vazhdimisht, ne nuk e dinim arsyen… Fola me familjen, miqtë dhe të gjithë më ngushëllonin duke thënë se nuk ishte asgjë e tmerrshme”, kishte rrëfyer ai duke shtuar se kurrë nuk ishte ndier aq i pafuqishëm.

“I gjithë trupi im ishte i shtangur. Asnjëherë nuk isha ndier ashtu, as afër. Deri sa nuk kisha fëmijë, isha zotëri i paprekshmi. Mund të isha i zemëruar dhe i çmendur, të tregoja të gjitha emocionet e mundshme. Dhe gjithçka mund të zgjidhej nëse ishe i fortë, këmbëngulës, por kjo nuk ishte asgjë e tillë. Unë isha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Maxi po dobësohej çdo ditë, ishte aq i vogël, lëkurë e kocka. Dukej sikur jeta po e braktiste”, është shprehur 41-vjeçari.

Gruaja e tij e informoi se i porsalinduri kishte nevojë për një operacion urgjent të lukthit.

“Nuk e mbaj mend rrugën për në spital. Më kujtohen vetëm korridoret e spitalit dhe era. Vrapova dhe pyeta se ku ishte, përfundimisht më çuan në dhomën e madhe, ku ishte shtrirë MaXi në inkubator. Ishte më i vogël se kurrë…”.

“Ai kishte tuba neper trup dhe hunde. Mu duk sikur ma kishin shkulur zemrën nga gjoksi.

“‘Ju dua te dyve, jeni gjithçka për mua, por nuk e duroj dot këtë. Me thirr për çdo gjë që të duhet’ – i thashë Helenas dhe ika”, ka shpjeguar Ibra.

Për fat të mirë, operacioni doli me sukses dhe djali u shërua shpejt.

Maxi edhe tash e ka një shenjë. Ai ndihet i shëndetshëm si të gjithë fëmijët e moshës së tij dhe shpesh e kujtoj këtë. Sinqerisht më jep një këndvështrim më të mirë për jetën”, ka theksuar Zlatan.

Ibrahimovic dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë – Maximilian (16 vjeçar) dhe Vincent (14 vjeçar).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu