Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi

Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me Juventusin në Arabinë Saudite për tu përballur me Milanin në Superkupën e Italisë.

Para disa ditësh Ronaldo kishte thirrur Messin për një “sfidë” të re në Serie A.

Kjo nuk i ka pëlqyer Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka sulmuar Ronaldon për këtë deklaratë.

Ibrahimovic dhe Ronaldo, kur ishin takuar me kombëtare

“Cristiano po flet për sfida të reja, ai e quan sfidë kalimin te një klub ku tashmë e ka normale të fitojë në Serie A”.

“Nëse ai po kërkonte një sfidë, ai duhet të shkonte në Juventus pak vite më parë kur ishte në Serie B, për ta rikthyer atë në Serie A dhe për të bërë kampion”.

Ronaldo në aksion në Serie A

“Janë gjepura, të thuash se shkova në Juventus për një sfidë, pasi nuk është fare sfidë”, ka thënë Ibrahimovicpër Express.

Ibrahimovic ka luajtur për dy sezone me Juventusin, ndërsa në Seria A ka luajtur edhe me Interin dhe Milanin. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu