Icardi nuk ftohet nga Interi as në ndeshjen e dytë ndaj Rapid Vjenës

Në konferencën për media Luciano Spalletti tha se mundësitë që Mauro Icardi të startojë ndaj Rapid Vjenës janë të mëdha, por kjo nuk do të ndodhë.

Sulmuesi argjentinas as nuk është ftuar për ndeshjen ndaj skuadrës austriake për ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës.

Skuadra e plotë e Interit për ndeshjen ndaj Rapidit: 1 Handanovic, 27 Padelli, 46 Berni;6 De Vrij, 13 Ranocchia, 18 Asamoah, 21 Cedric Soares, 23 Miranda, 33 D’Ambrosio, 37 Skriniar;8 Vecino, 14 Nainggolan, 20 Borja Valero, 44 Perisic, 77 Brozovic;10 Lautaro Martinez, 16 Politano, 66 Adorante, 87 Candreva.

Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Joao Mario, nuk janë të përfshirë pasi emrat e tyre nuk janë regjistruar në listën e UEFA-s në fillim te sezonit, ndërsa Keita Balde Diao është i lënduar.

Mungesa e Icardit është tregues që raportet e tij me klubit me bazë nga Milano nuk janë përmirësuar.

26-vjeçari ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën në Austri për ndeshjen e parë ndaj Rapidit dhe menjëherë klubi ia ka hequr shiritin e kapitenit.

Lojtari nuk luaji as ndaj Sampdorias në fundjavë, por përkundër kësaj skuadra zikaltër arriti fitore me rezultat 2-1.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu