Mauro Icardi ka qenë kapiten i Interit deri para dy ditësh. Por klubi italian ka marrë vendim që t’ia heqë shiritin e kapitenit argjentinasit për ta kaluar atë te portieri Samir Handanovic.
Sulmuesi argjentinas nuk pranoi të grumbullohej për ndeshjen e Ligës së Evropës që Interi e fitoi në udhëtim te Rapid Wiena.
Por pas asaj ngjarje Icardi më në fund ka reaguar në rrjetet sociale me një thënie nga Mark Twain.
Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
“Është më mirë të mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë, se sa ta hapësh atë dhe të heqësh të gjitha dyshimet”, ka shkruar Icardi.
25-vjeçari edhe pse nuk luajti në ndeshje ndaj Rapidit ai ka qenë prezent në stërvitjen e Interit me pjesën tjetër të lojtarëve të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë takim.
Icardi e ka përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës nga shtëpia dhe ka reaguar në InstaStory duke e uruar Lautaro Martinezin për golin e shënuar.
Mediat italiane kanë raportuar se Interi është duke kërkuar një skuadër që do ta paguaj klauzolën e tij prej 110 milionë eurove. /Telegrafi/