Ilir Hasani i pajton dy mjekët kumanovarë që u rrahën mes tyre: Burrat falin e Kumanova ka vërtet burra

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Ilir Hasani ka qetësuar mosmarrëveshjet që ndodhën ditë më parë në spitalin e Kumanovës. Në një postim në rrjetin social facebook zëvendësministri Hasani ka shkruar: Burrat falin e kumanova ka vërtet burra.

Ky status i Hasanit është ilustruar me një foto të përbashkët me mjekët Shukri Fazliu dhe Ylber Isufi. Ndryshe para dy ditëve në spitalin e Kumanovës u sulmua mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit thotë se është sulmuar dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk i është përgjigjur telefonatës së tij.

Fazliu, gjithashtu tha se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se nuk ka marr në kontroll shëndetësor një nga të afërmit e mjekut Ylber Isufi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu