Ilir Shaqiri: Do të përballesha me Luizin në “Big Brother”

Gjatë një interviste televizive, balerini i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, Ilir Shaqiri, ka treguar se e ndjek “Big Brother 2” gjatë primeve dhe nëse do të ishte pjesë e këtij edicioni, do zgjidhte të përballej me Luizin.

“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin.

Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”, ka thënë Iliri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu