Instituti Amerikan: BESA, partia e vetme me rritje rejtingu te shqiptarët

Sipas anketës së sotme të publikuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) rezulton se Lëvizja Besa është partia e vetme shqiptare që ka rritje rejtingu, krahasuar me anketat paraprake të institutit të njëjtë. Sipas anketës së publikuar sot, rejtingu i Besës gati se është dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Në prill të vitit 2016, në anketën e IRI-t Besa doli me 4% rejting, në nëntor të 2016-tës kishte 6%, ndërsa në anketën më të re Besa ka 7% rejting. BDI nga ana tjetër ka ngelur në ato 7% që kishte edhe në anketën e fundit të vitit të kaluar, duke shënuar vetëm rënie të vogël. Sipas Institutit Amerikan, rënie ka shënuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Deri sa në nëntor të vitit 2016 Aleanca kishte rejting prej 3%, tani gëzon rejting prej 2%. Edhe PDSH e Menduh Thaçit është në rënie. Nga 3% në nëntor të vitit të kaluar, edhe ata kanë rënë në 2%. Të dhënat e mëposhtme janë nga anketa e fundit e Institutit Republikan Amerikan (IRI), krahasuar me anketat e mëparshme të të njejtit institut.

TABELA:

Lëvizja Besa BDI Aleanca për Shqiptarët PDSH
Prill 2016 4% 6% 1% 3%
Nëntor 2016 6% 7% 3% 3%
Mars 2017 7% 7% 2% 2%

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu