Shpallen rezultatet nga regjistrimi i parë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Bazuar në kuotat e parapara për 1220 student, numri i të regjistruarve dëshmon interesimin e vogël për në këtë Universiteti. Në afatin e parë, janë regjistruar vetëm 141 student. Në disa drejtime, kryesisht të shkencave teknologjike janë regjistruan nga 2 deri në 7 studentë.
Sipas njohësve të çështjeve të arsimit, mosinteresimi është si rezultat mos analizës së mirëfilltë dhe mos studimit adekuat të kërkesës me nevojën e tregut, transmeton Alsat-M.
“Para se të hapen universitete të reja, duhet të bëhen analiza të mirëfillta të politikave arsimore dhe të shikohen numrat, të numërohet gjerat dhe të krijohen kushte. Sepse universitetet e reja mund të ekzistojnë vetëm nëse janë një hap përpara ose baras me universitetet ekzistuese”, tha Hasan Jashari, Profesor.