Interi nuk heq dorë nga Sanchez, kiliani mbetet objektivi i madh për verën

Pavarësisht se ka shënuar vetëm 3 gola në 1 vit e gjysmë me fanellën e Manchester United, sulmuesi kilian vazhdon të mbetet një dëshirë e vjetër e Interit. Zikaltrit e kanë kërkuar edhe kur ka qenë te Udinese por kur dëshironte të largohej nga Barcelona, kilianin dhe të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe këtë verë, pasi me të gjitha gjasat Sanchez do të largohet Djajtë e Kuq.

Gjithsesi tranferimi i Sanchez në Milano mund të jetë një mision shumë i vështirë për drejtuesit e Interit për të mos thënë i pamundur, kjo për vetë faktin pasi te United, Alexis ka një pagë shumë të kripur, plot 24 milionë euro në sezon, pagë që në Itali mund ta përballojë vetëm Juventusi. Megjithatë nëse kiliani ul ndjeshëm pretendimet e tij financiare, nga 24 deri në 10 milionë euro në sezon, Interi mund ta bëjë një tentativë për ta transferuar në San Siro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu