Irani e kërcënon Amerikën: Po gabuat do të hani shuplakë fytyrës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të presin një shuplakë të fortë në fytyrë nëse i nënvlerësojnë aftësitë mbrojtëse të Iranit, ka thënë sot komandanti i Gardës elite Revolucionare të Iranit, Mohammad Pakpour.
Qëkur mori detyrën e presidentit muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të bëhet i ashpër ndaj Iranit, duke e paralajmëruar republikën islamike pas testimeve të raketave balistike më 29 janar se po luante me zjarr dhe se të gjitha opsionet e SHBA-së ishin në tavolinë, transmeton Express.

Por, Pakpour ka thënë se nëse SHBA-ja bën gabime në vlerësimin e Iranit, atëherë do të marrë një shuplakë në fytyrë.

“Armiku nuk duhet të gabojë në vlerësimet e veta, dhe do të marrë një shuplakë të fortë në fytyrë nëse e bën një gabim të tillë,” ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu