Ish-Banorët të bindur se Zhaklina ka mbështetur Kristin. Arbëri e ka simpatizuar

“Post Big Brother” mbrëmë u komentua edhe në lidhje me reagimet e ish-banorëve për dy opinionistët e këtij edicioni të reality show-t.

Disa prej ish-banorëve janë të të njëjtit mendim se Zhaklin Lekatari ka mbajtur anën e Krist Aliajt, edhe pse ata të dy nuk mendojnë aspak ashtu.

“Mua më vjen mirë që banorët më kanë përmendur shumë, se kjo do të thotë që fjalët e mia i kanë ngacmuar, kanë qenë të vlefshme, i kanë goditur dhe kanë shkuar aty ku duhej të shkonin. Unë kam luajtur me ta, me fjalët e mia kam ndryshuar strategjitë, dinamikat. Jam mundur ti ndihmoj banorët atëherë kur kam menduar se kanë pasur nevojë për ndihmën time”, tha Zhaklina pasi pa një klip ku ishin përmbledhur komentet e ish-banorëve për opinionistët.

Të pyetur nga Arbana Osmani, nëse Lekatari e ka ndihmuar apo pëlqyer Kristin, Luizi u përgjigj i pari duke thënë: “E ka ndihmuar, e ka mbështetur”.

Madje edhe Arbër Hajdari u shpreh se Zhaklina në ‘disa situata ka shfaqur simpati për Kristin.

“Ajo e ka simpatizuar për disa vlera që ai përfaqëson, jo për look-un. Unë mendoj se Zhaklina në disa raste e ka mbështetur Kristin. Përdora fjalën e ka simpatizuar për 1-2-3-4-5-6 arsye që Zhaku i ka përmendur si cilësi të Kristit dhe gjëra që ka pëlqyer tek ai. Këtë po them”, shtoi Hajdari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu