Ish-e dashura? Miqtë tregojnë kush e menaxhon Instagramin e Luizit

Disa deklarata të Luizit, kanë ngjallur dyshime në rrjet dhe lidhen me jetën e tij personale jashtë “Big Brother Vip”, ku në biseda me banorët, këngëtari ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena.

Dhe së fundmi, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena (edhe pse qeshi, për të treguar sikur po bën shaka).

Megjithatë, këto përgjigje të Luizit bënë që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.

Për të folur rreth kësaj, ishin të ftuar sot në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij të ngushtë Joni dhe Mario.

Joni tha se Jurgena është mikesha e tij, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.

“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është”,-tha ai.

Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?

“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit”,-tha Joni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu