Ish-kryetari i këshillit gjyqsor: Daljet publike të Prokurorisë Speciale janë teatër

“Me konferencat teatrale për shtyp dhe me sqarimin në detaje të veprave për lëndët të cilat akoma janë në procedurë para hetimore, Prokuroria Speciale Publike në çdo mënyrë e shkel prezumimin e pafajësisë”. Kështu ka komentuar për mediat ish-kryetari i Këshillit gjyqësor, Branko Ushkovski. Madje ai pretendon se disa herë me qëllim të mirë ia ka bë me dije PSP se veprimet e këtilla janë kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, por gjithnjë deklaratat e tij kanë qenë të interpretuar gabimisht.

Ushkovski si pozitive e ka vlerësuar deklaratën e fundit të Janeva se në interes të hetimit në të ardhmen nuk do të zbulohen detaje që ndërlidhen me personat dhe procedurat, por konsideron që kjo duhet të zbatohet edhe në praktikë.

Ai konsideron se janë të palogjikshme kërkesat e shpeshtuara që Kuvendi të gjejë mënyrë për prolongimin e mandatit të PSP me qëllim të përfundimit procedurave hetimore, duke pas parasysh që Janeva pa arsyetim ka përjashtuar dy prokurore nga ekipi i saj. Në qoftë se PSP ka nevojë për kuadro që ti përfundojë lëndët me kohë atëherë le ti rikthejë përsëri në punë, ka porositur Ushkovski./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu