Ish ministri Aziz Pollozhani emërohet rektor në Universitetin Nënë Tereza

“Prapa meje gjendet Universiteti i Evropës Juglindore. Të njëjtën hapësirë me studentët e këtij universiteti pritet që të ndajnë edhe studentët e universitetit Nënë Tereza. Sipas Ministrit të Arsimit Pishtar Lutfiu, e gjitha kjo do të zgjatë deri në përfundimin e projektit për ndërtimin e objektit të universitetit Nënë Tereza, por nga ajo Ministri nuk na dhanë asnjë afat se kur do të filloj dhe kur do të përfundojë objekti i cili mbetet një brengë për studentët të cilët po aplikojnë për tu bërë student të këtij Universiteti”, kështu ka theksuar ministri i arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu gjatë prezanimit të vendit se ku do jetë i vendosur universiteti se kjo është zgjidhje e përkohshme, deri në ndërtimin e objektit të këtij universiteti, që është vetëm projekt në letër.

Nga kjo Ministri ende nuk bëjnë të ditur emrat e stafit akademik, por në ueb faqen zyrtare të këtij Universiteti, janë shpallur konkurset për punësim. Sipas tyre kjo është punë e komisioneve amë. Ndërsa rektori i Universitetit Nënë Tereza është emëruar nga senati. Por zyrtarisht mësohet se në krye të Universiteti Nënë Tereza është zgjedhur profesori nga Struga Aziz Pollozhani. Nga Qeveria theksojnë se me përgatitjen e buxhetit të ri janë ndarë 80 milionë denarë për këtë Universitet.

Ndryshe, Pollozhani ka ushtruar detyrën e ministrit të arsimit si dhe ka qenë ambasador i Maqedonisë në Gjenevë të Zvicrës, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu