Ish-ushtari i UÇK-së porosi për ministrin e brendshëm Agim Nuhiu

Azbi Nuredini, ish-ushtari i UÇK-së nga zona e Radushës gjatë konfliktit të vitit 2001 i ka dërguar porosi ministrit të brendshëm, Agim Nuhiu, duke i parashtruar disa pyetje lidhur me natën e dhunës së egër në Kuvendin e Maqedonisë:

Ja postimi i plotë:

Ky është populli paska marë përgjigjen Ministri i MPB-së nga nënpunësi i tij Çavkov!

Po deputetët të kujt janë?!

Po ti çka bën aty?

I kujt je ti?

Meqë e dinit ju në MPB prej përpara siç deklaron vet, se janë tre dita kritike për sigurinë në vend, pse e huqe që në ditën e parë?

Pse e emërove Çavkovin kryetar të shtabit operativ?

Pse nuk e emërove një shqiptar nga ata tre mijë policët shqiptarë që i ke në MPB, ashtu thot BDI-ja?

A të erdhi turp?!

Ore, a jeni more me trurin togë, apo e keni livadheve?

Për çudi askush as opinioni as mediumet as politika nuk meret me Ministrin që i ra sistemi nuk arriti ta komandoj atë dhe lejoi katastrofën, lejoi terroristët në mes të parlamentit të kryejnë akte terroriste ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj gazetarëve!

Situata e 27 prillit ka një dallim të “vackër” nga situatat e mëhershme, më parë kur ministria udhëhiqej nga ministër maqedonas, shqiptarët rriheshin nga policë me uniforma, ndërsa nën udhëheqjen e një ministri shqiptar, deputetët, liderët shqiptar rrihen deri në vdekje nga policë me maska!

Po popullin çka e pret?

Si po shkon puna edhe pak do e shpallin ministrin hero i 27 Prillit!

Edhe un mund të hesht si shumica dërrmuese e njerëzve që të mos jem në shënjestër të pushtetit, por nuk do hesht, më mir i keq për të këqinjtë, se se sa i mir me të keqin!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu