Ishte dëmtuar nga tërmetet e fuqishme një muaj më parë, një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në Turqi (VIDEO)

Një ndërtesë 6-katëshe është shembur në distriktin Bahçelievler të rrethit qendror Haliliye të Şanliurfas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ndërtesë që u dëmtua rëndë në dy tërmete të mëdha në Kahramanmaraş, më 6 shkurt.

Pasi ndërtesa është shembur me zhurmë të madhe, një re pluhuri ka mbuluar vendin dhe në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ekipesh kërkim-shpëtimi.

Guvernatori i Sanliurfas, Salih Ayhan ka bërë të ditur se një person u dërgua në spital pasi ndërtesa u shemb.

Autoritetet kanë thënë se ndërtesa ishte dëmtuar rëndë dhe se ishte evakuuar më parë.

Nga tërmetet e fundit, të paktën 44,374 njerëz kanë vdekur në Turqi, dhe 5,914 njerëz janë raportuar të vdekur në Siri.

Veç këtyre, mijëra të tjerë janë raportuar të lënduar. /Telegrafi/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu